E reja vetëvritet në Tiranë, familja e saj bën dëshminë e rremë për të fshehur të vërtetën
Një ngjarje e rëndë është raportuar dje në Shkozë të Tiranës, ku një 33 vjeçare, e identifikuar si Marsida Hysa, ka vrarë veten teksa ndodhej në gjendje të rëndë psikologjike.
Pas vetëvrasjes së saj, policia ka proceduar në gjendje të lirë shtetaset Xh. L, 26 vjeçe, S. H, 57 vjeçe, E. L, 32 vjeç dhe D. G, 56 vjeç, pasi akuzohen për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Ata akuzohen se kanë shkatërruar provat në vendngjarje dhe kanë fshehur armën e krimin me të cilën Hysa kishte vrarë veten për ta fshehur këtë fakt.
Më pas, ata kanë njoftuar familjarët e viktimës të nesërmen dhe u thanë se ajo kishte ndërruar jetë nga një infarkt.
E reja kishte ndjekur pas gjimnazit një kurs parukerie dhe për disa kohë kishte punuar në rrobaqepsi. Ende nuk dihet arsyeja që e ka çuar të renë drejt aktit të vetëvrasjes.