Vajza e vogël e Ermal Fejzullahut hedh hapat e parë! Ja videoja e bukur që publikoi mami Ariana
Ana është fëmija i katërt i këngëtarit të njohur, Ermal Fejzullahu dhe partneres së tij, Ariana.
Çifti kanë edhe një djalë, Arti, si dhe dy vajza, Bunën dhe Erën.
Para një muaji, Ana mbushi 1 vjeç, ndërsa tani ka filluar të hedhë edhe hapat e parë.
Këtë e ka zbuluar vetë Ariana, e cila nuk e ka aspak problem të ndajë në rrjete sociale momente nga përditshmëria e familjes së saj.
Në videot e publikuara në Instastory, Ana shfaqet duke ecur, ndërkohë që mbahet tek dritarja.