Nuk i gjendet ilaçi, Kadir Dogulu tregon sëmundjen nga e cila vuan
Aktori shumë i njohur turk Kadir Dogulu vuan nga një sëmundje për të cilën ka folur publikisht vetëm së fundmi.
Kadir është i njohur në vendin tonë nga roli i “Maxhitit” në serialin “Në mes dy dashurive” dhe nga roli i “Mehmed Giraj” në serialin “Kosem”. I ftuar në një program së fundmi, Kadir u komplimentua nga prezantuesi për pamjen e tij. Aktori u shpreh se meritë për këtë ka bashkëshortja e tij, Neslihan Atagul.
Më pas Kadir tregoi se ai vuan nga probleme me shëndetin. “Kam probleme me shëndetin. Prej tre vitesh kam probleme me zorrët, quhet sindroma e zorrës së irrituar.
Doktorët nuk kanë gjetur ilaç për këtë, por unë kam gjetur energjinë dhe forcën për ta përballuar”-u shpreh aktori./revistawho.com