Claudia Schiffer/ Ikona e Modës bëhet kukull “Barbie”
Claudia Schiffer mbushi 50 vjeç dhe kompania amerikane ‘Mattel’ ka vendosur që ta nderojë duke krijuar një kukull Barbi me pamjen e saj.
Barbie në formën e Claudia Schiffer është e kuruar në detaje, jo vetëm për sa I përket fizinomisë së fytyrës e flokëve, por edhe fustaneve. Kukulla e modeles do të jetë e veshur me dy ‘iconic looks’ që kanë mbetur në historinë e modelingut.
Një Barbie do mbajë fustanin ngjyrë blu të Versace me të cilin Schiffer ka dalë në pasarelë në 1994 dhe tjetra do ketë një fustan të zi të Balmain, që modelja e ka paraqitur më 2016.
Supermodelja është shprehur e entuziasmuar për këtë nderim pasi sipas saj Barbie ishte kontakti I pare I saj me botën e modës. ‘Kur ishim fëmijë me motren time luanim me Barbies. Ishte kukulla ikonë’, ka thene Schiffer.
Vetë Claudia Schiffer ka bashkëpunuar me skuadrën krijuese të Barbie, në mënyrë që kukulla të ketë pamje sa më reale në të gjitha aspektet.
Top Channel