Pak javë pas martesës, reperi i njohur shqiptar do të bëhet baba?
S4MM i dha fund beqarisë në fillim të tetorit dhe lajmi erdhi si surprizë për publikun. Kjo, pasi reperi organizoi një ceremoni të vogël private, duke e çuar marrëdhënien e tij me partneren në një tjetër stad.
Vajza që i ka rrëmbyer zemrën S4MM quhet Filis Ismaili, ndërsa lidhja mes tyre u bë publike rreth një vit më parë. Reperi ka ndarë një foto nga celebrimi, ku Filis shihet e veshur me një fustan të bardhë ngjitur pas trupit dhe me një buqetë lulesh në dorë. Fansat e S4MM po aludojnë se partnerja e tih mund të jetë shtatzënë, nisur nga barku…i rrumbullakosur (sipas përdoruesve në rrjet). Megjithatë, nuk dihet se sa e vërtetë është kjo, ashtu sikurse çifti nuk kanë reaguar ende lidhur me lajmin.
Sido që të jetë, çifti duken më të lumtur se kurrë dhe hapi i hedhur drejt martesës tregon që reperi dhe Filis e shohin veten pranë njëri-tjetrit përgjithmonë. Fansat presin ende reagimin e S4MM, nëse ai do të bëhet ose jo baba sëshpejti… /News31