“Jam blozë fare”, Këngëtarja e njohur tregon arsyen pse është pa partner në krah

Këngëtarja e njohur, Ermiona Lekbello, është rrëfyer për jetën e saj mes Italisë dhe Amerikës duke mos lënë pa përmendur edhe jetën e saj sentimentale e cila shprehet se e shikon në pan të largët të pasurit një marrëdhënie me ndonjë mashkull.

Ditën e djeshme, këngëtarja e njohur, Ermiona Lekbello, ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në Pesë”, e cila ka folur për jetesën e saj mes Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këngëtarja nuk ka nguruar për të folur edhe për jetën e saj sentimentale ku u shpreh se e shikon në plan të largët të pasurit një marrëdhënie me ndonjë mashkull.

Gjithashtu, është shprehur se ajo është një person që lëviz shumë për shkak të profesionit që ka prandaj, kjo është edhe një nga arsyet që është pa ndonjë partner në krah.

Këngëtarja është pyetur edhe nëse ka ndonjë të re nga jeta e saj personale, por përgjigjia e saj na la për të dëshirur.

“Edhe aty blozë. Jo nuk më pëlqen mbase dhe me moshë tani fare fare. Nuk them boll me burra, por ende nuk ka dalë ai person që të ketë përputhje me mua. Edhe lëviz shumë, unë e kam jetën në lëvizje edhe kjo është një faktor. Nuk e kam shumë të nevojshme, tani mësohesh me atë vetminë tënde”- është shprehur Ermiona.

(s.s/dosja.al)