Burri që “çmendi” botën me ngjyrat e fustanit përfundon në burg, ja arsyeja
Burri që u bë i famshëm falë fustanit viral është deklaruar fajtor për dhunë në familje. Keir Johnston pranoi se tentoi që të mbyste gruan e tij. 38-vjeçari u paraqit në Gjykatën e Lartë të Glasgow të enjten, ku u deklarua fajtor për dhunën ndaj të shoqes, Grace Johnston. Gjykata urdhëroi arrestimin e tij deri…
Duket sikur askush nuk është i sigurt në rrugët e Big Apple këto ditë, madje as aktori i dashur i vendlindjes Steve Buscemi, një vendas nga Bruklin, sipas BBC. Buscemi, 66 vjeç, po ecte në Kips Bay javën e kaluar, kur një agresor iu afrua dhe plagosi yllin e “Boardwalk Empire” në mes të ditës….
Gazetari dhe analisti nga Kosova, Baton Haxhiu ka dalë nga ambientet e SPAK pas dy orëve që qëndroi aty. Haxhiu në një deklaratë të shkurtër përpara medieve është shprehur se arsyeja e prezencës së tij në SPAK ishte vetëm për të intervistuar një hetues dhe nuk ishte thirrur nga drejtësia. Në fjalën e tij Haxhiu…
Foto e rrallë e 1938-ës/ Nga Lasgush Poradeci tek Tefta Tashko Koço, ku pinin kafe, ç’bisedonin e si visheshin!
Kjo foto e rrallë e shkrepur në vitin 1938 në Kafen e Madhe n’Shkodër është dëshmi e një rrethi të gjerë miqësor mes më të mëdhenjve të kohës; figura të politikës, shkencës, letrave, teologjisë dhe artit të muzikës. Gaqo Tashko, Lola Gjoka, Ernest Koliqi, Dom Mikel Koliqi, Tefta Tashko, Asdreni, Lasgush Poradeci, Gjergj Canco, Koço Tashko janë vendosur në rresht për të ruajtur një kujtim së bashku, duke realizuar këtë foto emblematike, që të bën të imagjonosh se si mund të ishte një bisedë tavoline, natyrisht e niveleve të larta mes tyre.
Po ç’vend zë secili prej tyre në historinë shqiptare të politikës apo artit? Gaqo Tashko ishte politikan shqiptar i pasLuftës së Dytë Botërore me karrierë të gjatë si Ministër i Agrikulturës së Shqipërisë nga 11 janari i vitit 1946 gjer më 5 korrik të vitit 1950, e deputet i Kuvendit për gjashtë Legjislatura. Lola Gjoka “Artiste e Merituar” e lindur në Sevastopol të Rusisë ka qenë muzikante, pedagoge dhe përkthyese shqiptare. Ernest Koliqi ishte poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, dramaturg, mësues dhe botues shqiptar nga Shkodra. Cilësohet bashkë me Mitrush Kutelin, si bashkëthemelues i tregimit modern shqiptar, ndërsa në çështjet politike e arsimore ka karrierë si Ministër Arsimi.
Ndërsa shkodrani tjetër, Dom Mikel Koliqi njihet si; Klerik Katolik, Arqipeshv i Shkodrës, Kardinal. Mikel ka qenë prift, muzikant dhe kardinali i parë shqiptar i Kishës Katolike. Tefta Tashko Koço njihet si këngëtare e shquar lirike në interpretimin e këngës popullore qytetare mbarëshqiptare, dhe “Artiste e Popullit”. Aleko Stavre Drenova, i njohur më së shumti me nofkën Asdreni ka qenë një poet, publicist dhe veprimtar i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, dhe është edhe autori i Himnit të Flamurit, që është himni kombëtar i Shqipërisë.
Vazhdojmë me Llazar Gushon, i njohur me pseudonimin Lasgush Poradeci, poeti i famshëm shqiptar nga Pogradeci. Pjesë e kësaj fotografie historike është dhe Gjergj Canco, “Mësues i Popullit”, ish-drejtor i “Shkollës Teknike” të Tiranës , për ta mbyllur me diplomatin Koço Tashko. Në këtë foto natyrisht që mund të shihni edhe stilin e veshjeve në atë kohë të femrave e meshjkujve të rangut më të lartë të botës intelektuale shqiptare./www.story.al