FOTO/ Dikur modele e famshme, tani mbledh ushqim ne koshat e mbeturinave
Loni Willison, një modele e njohur vite më parë pasi ishte edhe gruaja e yllit të “Baywatch”, Jeremy Jackson u zhduk nga syri i publikut për shumë kohë. Së fundmi është parë në rrugët e “Venice Pier” në Los Angeles, por nga një “yll” sot shihet duke mbledhur mbeturina dhe e transformuar plotësisht.
Ish-modelja 37-vjeçare e fituesit ka mbetur e pastrehë që prej vitit 2016. Që nga ajo kohë ka shfaqur edhe probleme serioze me shëndetin mendor. Ajo u fotografua së fundmi teksa shtynte një karrocë me sendet e saj të vjetra.
Willison i tha “The Sun” se tashmë po ja del mirë dhe se nuk kishte pasur asnjë kontakt me Jeremy Jackson në vitet e fundit.
“Nuk kam marrë asnjë telefonatë. Kam gjetur ushqim dhe një vend për të fjetur. Kam ushqim në kosha dhe afër dyqaneve. Nuk dua ndihmën e askujt”, – rrëfeu ajo.
Ajo u zhduk në tetor 2018 pas një përpjekje të dështuar të miqve për ta dërguar në rehabilitim. Biondja ishte bërë e varur nga droga dhe alkooli.
Ajo u martua me Jeremy në 2012, por ata u ndanë pas një serie akuzash për dhunë. Loni humbi punën si asistente në një qendër të kirurgjisë kozmetike në Los Angeles dhe pati probleme të shëndetit mendor në 2016-ën. Pasi humbi punën, humbi edhe banesën dhe makinën e saj, duke përfunduar në rrugë. ©LAPSI.al