“Vajza jonë e bukur”, mesazhe të dhimbshme për 16-vjeçaren që vdiq në aksident, makina ku ajo udhëtonte me shokët…
“Vajza jonë e bukur u nda nga jeta”. “Pusho në paqe, askush nuk mund të të lëndojë tani”. “Ti ishe një frymëzim Lulu, na bëtë të buzëqeshim kur vetë nuk mundeshe”.
Këto janë vetëm disa nga mesazhet e trishta që kanë shpërndarë në rrjetet sociale familja dhe të afërm të 16-vjeçares e cila humbi jetën në një aksident me makinë, pas përplasjes me një pemë.
Lucy Tibbetts ishte në vendin e pasmë të një makine ‘Skoda’ kur ajo doli nga rruga në Kingswinford, të martën në mbrëmje dhe u përplas tek një pemë.
Shoferi, Joshua Parkes, 21 vjeç, vdiq në vendin e ngjarjes së bashku me Lucy dhe një tjetër djalë 16-vjeçar.
Tre të rinjtë po udhëtonin me dy shokë të tjerë, 18 dhe 16 vjeçarë të cilët mbetën të plagosur nga ngjarja.
Një mike e adoleshentes, e cila vendosi lule në vendin e aksidentit, tha: “Unë e njoh Lucy-n që vdiq në këtë aksident, ishte një vajzë e bukur dhe e dashur. Sapo kishte filluar një punë të re dhe po mundohej të vinte në vijë jetën e saj, por tani nuk është më”.