Si të kem një telefon të ri, pa shpenzuar?
Vjen në Shqipëri mënyra më e lehtë për të patur smartphone-in e preferuar, pa qenë nevoja të sakrifikoni kursimet tuaja. ONE Telecommunications e premtoi dhe e solli këtë mundësi për ju. Në dyqanet e ONE dhe në faqen web mund të gjeni telefonin që dëshironi dhe i kombinuar me kontratën e komunikimit që ju përshtatet më shumë, telefoni bëhet i juaji.
Në dyqanet e ONE keni mundësi të provoni telefonat e ekspozuar dhe të kuptoni cili prej tyre plotëson kërkesat tuaja. ONE Telecommunications është operatori i parë që e bëri të mundur shërbimin e telefonave me pagesa të ultra mujore, pasi shumë prej jush e kërkuan. Kjo mundësi ofrohet vetëm për abonentët e ONE Telecommunications të cilët abonohen në planet e One Unlimited me kontratë.
Në varësi të paketës dhe kontratës që zgjidhni, variojnë edhe pagesat mujore që do paguani, për t’i përshtatur sipas mundësive tuaja. Për shembull, Samsung Galaxy A21s kushton 22,500 lekë, por me planin e komunikimit ONE Pro, mund ta merrni me 790 lekë/muaj, për 2 vite. Ejani në ONE dhe do të keni përvojën më të mirë të klientit, pasi ONE i përgjigjet kërkesave tuaja.