Krenar që është shqiptar, Gashi bën tatuazhin dedikuar vendlindjes së tij
Gashi është një nga reperët më të njohur shqiptar, i cili ndonëse jeton në SHBA, nuk e ka harruar asnjëherë origjinën e tij.
Madje, Gashi është shprehur në një intervistë të fundit se nusen e do shqiptare. Së fundmi, reperi ka bërë një tjetër tatuazh në trup me simbol shqiptar.
Ai ka gdhendur në trupin e tij shqiponjën dykrenare dhe videon duke bërë këtë tatuazh e ka shpërndarë në rrjetet sociale, duke treguar krenarinë e tij për origjinën që ka.