Amar ka një stiliste personale, mami Olta i kombinon veshjet në formën më të bukur

Disa javë më parë, Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë me vogëlushin e saj Amar. Së fundmi aktorja ka ndarë një video të djalit, të cilin sot e ka kombinuar me ngjyrat blu dhe të bardhë.

“Mami është stilistja ime personale”, ka shkruar Olta krah postimit të fundit në ‘Instastory’ ku duken këmbët e Amar. Deri më tani Gixhari ka ndarë momente të ndryshme me të voglin duke shijuar shëtitjet bashkë.

Olta ka treguar se tashmë që mban në krahë frytin e saj të dashurisë është shumë e lumtur ndaj dhe nuk ka ngurruar t’i ndajë momentet më të ëmbla të tij në rrjetet sociale.

revistawho.com