Aktori i njohur shqiptar uron bashkëshorten për datëlindje: “Mbretëresha ime!”
Romir Zalla ka bërë sot një urim të veçantë. Bashkëshortja e tij, Suela Bako, feston datëlindjen dhe Romiri ka zgjedhur t’i dedikojë disa fjalë.
Aktori ka zgjedhur të postojë një foto të Suelës, ku shkruan: “Mbretëresha ime u bëfsh edhe 1000. Ylli im. Dashuria ime!” Mbi 20 vite krahë njëri-tjetrit, çifti janë prindër të dy fëmijëve, Kaltrinës dhe Hermesit. Përfshirja e Suelës dhe Romirit në botën e artit është një tjetër arsye pse dyshen e shohim shumicën e rasteve sëbashku. Bako ka përfunduar aktualisht xhirimet e një filmi të metrazhit të shkurtër, regjisore e së cilit ishte vetë ajo.
Urimet për Suelën kanë qenë të shumta, nga miq e kolegë, ndonëse vëmendjen më të madhe e morëm fjalët e Romirit! /News31