“Dua ta kem të gjithin për vete”- Eliona Pitarka nis përgatitjet për dasmën me djalin që i fsheh identitetin, ja sa fëmijë planifikon me të

Aktorja e “Klanifornia”, Eliona Pitarka po përgatitet t’i japë fund beqarisë, dy vite pasi deklaroi për herë të parë se ishte në një marrëdhënie serioze me një djalë të panjohur në publik.

Lajmin e e tha vetë Eliona, nëpërmjet një fotoje të postuar në llogarinë e saj në Instagram, ku ka zgjatur dorën për të treguar unazën në gisht.

“Përgjithmonë NE, Përgjithmonë PO! Ai më propozoi”, ka shkruar Eliona krah fotos.

Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, ajo ka marrë shumë urime, por mes tyre dallohet edhe pyetja në lidhje me identitetin e djalit që i ka vjedhur zemrën. Aktorja e humorit ka zbuluar prej kohësh se është në një marrëdhënie, por nuk ka postuar asnjë foto ku partneri të duket qartë si portret, ashtu siç ishte fotoja e pushimeve në verë ku shfaqeshin të dy më shpinë.

Ndaj kësaj pyetjeje të ndjekësve se pse po mban të dashurin sekret, ajo iu përgjigj: “Do e mbaj të gjithin për vete!”. Eliona është shprehur se dëshiron ta mbajë sekret identitetin e tij edhe për vitet në vijim.

Miqtë të afërm flasin se ajo po përgatitet të veshë fustanin e bardhë, dhe ceremonia e dasmës do të jetë dhe rasti ku miqtë do të njihen nga afër me djalin që i ka rrëmbyer asaj zemrën.

Gjatë një interviste të fundit me ndjekësit në Instagram në opsionin “Ask me a question”, ajo zbuloi synimin e saj në jetë si dhe cili është mashkulli i saj ideal.

E pyetur nga një ndjekës i saj se cili është synimi i saj në jetë ajo përgjigjet: “Janë shumë në fakt, por po them njërën që më erdhi në mendje tani: Një familje e madhe e lumtur me 4 fëmijë.”

Një tjetër ndjekës i drejtoi pyetjen, se cili është mashkulli i saj ideal dhe ajo përgjigjet se është ai që ka në krah aktualisht, i cili sapoi bëri propozimin.

Gjithashtu ajo ka treguar se e bëjnë të lumtur: “Familja, njeriu i zemrës, shtëpia e gjyshes në fshat, puna dhe qenushi i saj Misha”.

Ish-kërcimtarja e “Dance with me”, e pranoi se është në lidhje, pas pyetje të shumta se çfarë problemi mund të kishte një vajzë si ajo që ishte ende single. Ndonëse më herët është shprehur se ishte duke dalë me një djalë, më vonë e bëri të ditur se është në një lidhje me një person që quhet Desi.

Madje, për të konfirmuar këtë, aktorja bërë një postim në “Instastory”, ku një mikeshë i komplimentonte si një çift shumë i bukur, duke i zbuluar dhe emrin. Pitarka ka theksuar se ndihet mjaft e dashuruar me partnerin e saj aktual, edhe pse ajo po vazhdon ta mbajë të fshehtë si portret.

Kujtojmë që pak kohë më parë, Eliona u bë objekt i mediave online dhe portaleve, në lidhje me jetën e saj të komentuar si luksoze. Ajo u përgjigj se nuk shtiret aspak, sepse fatkeqësisht nuk kishte të dashur me X6 që ta shëtisë nëpër Tiranë dhe se s’ka qenë kurrë për pushime në Dubai, dy tregues, sipas saj, që do e kategorizonin si pasaniken e metropolit.

“Unë jam një modele dhe për rrjedhojë, fotot janë më të goditura.” Në një intervistë tjetër ajo u shpreh se djali me të cilin është në lidhje, e ka transformuar dhe mendon se ka gjetur dashurinë e vërtetë.

“Aq shumë gjëra janë përfolur për mua dhe aq shumë janë shpifur sa që kam vendosur që këtë pjesë ta mbaj për veten time. Ai nuk është person publik dhe nuk do që të jetë absolutisht fare prandaj e respektoj vendimin e tij. Ai është shumë i kuptueshëm. Më ka ndihmuar dhe më ndihmon, kontrollon emailet e mia të punës, është shumë mendjehapur. Sigurisht bëhet edhe xheloz sepse kam edhe epitetin e femrës seksi të spektaklit.

Por ai e di kush jam unë. Ai më njeh shumë mirë. Kuptohemi me sy. Nuk kam qenë kurrë romantike por derisa zbulova dashurinë e vërtetë, jam bërë shumë. Njeriun e ndryshoka dashuria! Kam qejf të më sjellë lule, çokollatë. Ku i kam dashur unë ndonjëherë këto gjëra, kam qenë grifshë. Ai më ka transformuar, më ka bërë më të ëmbël”, u shpreh Eliona ndër të tjera.

Ndërkohë presim se si do të duket Eliona Pitarja nuse, dhe kush do të jenë të ftuarit VIP në dasmën e saj.

/Panoramaplus.al