U shpall kampion bote, ish-partnerja shqiptare reagon
Mesnatën e së premtes, Robin Krasniqi, arriti që të triumfonte në duelin kundër Dominic Boesel. Si pasojë boksieri shqiptar u shpall kampion bote.
Teksa ka marrë urime të shumta për fitoren, ai që ra në sy menjëherë është urimi nga ish-partnerja e tij, Heidi Lushtaku. Kjo e fundit ka publikuar disa fotografi të Robin në “Instastory”, ku nuk fsheh gëzimin për fitoren e tij.
Kujtojmë që dyshja konfirmoi ndarjen pas disa vitesh bashkë. Ishte Heidi, e cila përmes një postimi të gjatë në Instagram sqaroi se i kanë dhënë fund marrëdhënies në mënyrë paqësore.
“Vazhdoj ta çmoj si mik Robinin, sidomos familjen e tij e në veçanti nënën e tij, e cila më trajtoi sikurse vajzën e vet, e si e tillë duhet të shërbejë si model pozitiv për të gjitha vjehrrat shqiptare. Këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj duke i uruar përzemërsisht Robinit shumë sukses në pasionin e tij dhe realizim të të gjitha synimeve jetësore!”, shkruante ndër të tjera asokohe modelja.