Besojeni ose jo, Princ William është ndarë më parë me një telefonatë të vetme nga Kate Middleton

Princ William dhe Kate Middleton duket se kanë hasur problemet e tyre si çdo lidhje tjetër dashurie.

Së fundmi Robert Lacey ka sqaruar disa detaje më shumë rreth raportit të Kate dhe William, referuar librit të shkruar “Betejat e vëllezërve”.

Gjatë njohjes së tyre William e ka telefonuar Kate teksa ajo ishte në një takim pune dhe pas një debati që ka zgjatur më shumë se një orë, dyshja i ka dhënë fund lidhjes në telefon.

Megjithatë kjo ndarje nuk zgjati, pasi vetëm 10 javë më pas Kate dhe William u panë duke u puthur në një festë./revistawho.com