Pas disa vitesh shkëputje, Aida Shtino i rikthehet ekranit
Edhe pse prej shumë vitesh nuk e shohim më në ekran, Aida Shtino mbetet një prej moderatoreve më të njohura në vendin tonë, kjo falë popullaritetit që kishte programi që ajo drejtonte dikur, “Njerëz të humbur”. Megjithatë duket se “pushimi” i gjatë që mori nga media ka mbaruar dhe Shtino tani ka vendosur t’i rikthehet sërish televizionit,
Mësohet se emisioni i saj i ri do të quhet “Identiteti” dhe do të transmetohet të premteve në televizionin “Fax News”. Ky projekt do të ketë në qendër kërkimin e identitetit shqiptar të humbur ndër shekuj, po ashtu zbulimin e historive të patreguara shqiptare dhe gjithçka që është mbajtur e fshehur për shqiptarët, por që është pjesë e historisë së kombit tonë. Nuk do të mungojë as trajtimi i historive të personazheve të famshëm shqiptarë.
Pra programi do të jetë një kombinim i rrëfimit të historisë shqiptare, por edhe mistereve, enigmave, teorive të ndryshme, jo vetëm tek ne, por edhe në botë. Një format i ri dhe i ndryshëm me ato që Shtino ka drejtuar deri më tani, megjithatë presim të shohim si do t’i rrijë ky emision. Për momentin i urojmë: Mirë se u riktheve!
Burimi: Newsbomb