Pas 20 vitesh, filmi i famshëm do të ketë një vazhdim

Tyra Banks ka konfirmuar se një vazhdim i filmit të famshëm “Coyote Ugly” sapo ka nisur prodhimin dhe 2020-ta jonë është pakëz më e bukur. Po shumë pak…

Tyra, që së fundmi e kemi parë si moderatore të ”Dancing With the Stars”, pati rolin e Zoe në filmin origjinal të vitit 2000, rol që në fakt shfaqej pak në film. Megjithatë ka qenë ajo që e ka zbuluar lajmin gjatë një interviste për ”The Kelly Clarkson Show”, kur tha se duhet të ishte në një mbledhje ku do flitej për rikthimin e “Coyote Ugly”. Banks tha se bëhet fjalë për një film, pra “Coyote Ugly 2” ose për një

Origjinali tashmë konsiderohet si një film “klasik”, fundja ka 20 vite që debutoi për herë të parë. Nëse e keni harruar, tregohet historia e Violet Sanford (Piper Perabo), e cila shkon në New York për të ndjekur një karrierë në muzikë, por kur kjo nuk realizohet, përfundon duke punuar tek bari Coyote Ugly, ku i duhet të kërcejë mbi banak bashkë me një grup vajzash të tjera.

Mund ta kujtoni më mirë nga kënga e filmit, që edhe sot dëgjohet si atëherë, ”Can’t Fight the Moonlight”.

Mezi presim të mësojmë më shumë dhe nëse do të jenë të gjitha aktorët nga filmi i parë apo kush do t’i shtohet kastit.

/News31