Almeda Abazi: Martesë me Tolgahani Sayısman (Çënarin)? Atë e di vetëm Zoti

Almeda Abazi, shqiptarja që mban mbi kokë kurorën e “Miss Globe”, po përflitet gjithmonë e më shumë për lidhjen me aktorin turk, Tolgahani Sayısman, i njohur si Çenari. Pas dy vitesh lidhje me yllin e telenovelave, Abazi ka dhënë një intervistë për Prive, ku ka folur për marrëdhënien e tyre. Ndër të tjera ajo ka rrëfyer se është shumë e dashuruar në aktorin simpatik, pas të cilit çmenden femrat shqiptare. “Çdo gjë është në rregull mes nesh. Nuk më ka tërhequr fama e tij, por vetë ai si person pasi ngjajmë shumë me njëri-tjetrin. Veç të tjerash nuk ka munguar pyetja nëse ata kanë plan të martohen, pyetje së cilës Almeda i është përgjigjur se nuk kanë ndonjë plan për momentin, pasi ajo është besimtare e devotshme, kështu që këtë vendim ia kanë lënë në dorë Zotit.