Zbuloi se do të bëhet nënë për herë të parë, Afërdita Dreshaj flet për shtatzaninë
Modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj, Jakub Kindl, do të bëhen prindër për herë të parë.
Afërdita zbuloi përmes një postimi në Instagram se është në pritje të një djali, i cili do të vijë në jetë në mars të 2021.
Së fundmi, Afërdita ka bërë një postim ku ka falenderuar të gjithë për urimet që i kanë bërë. “Duam të marrim një moment për të falenderuar secilin prej jush për të gjitha mesazhet e bukura që kemi marrë. Jemi shumë të lumtur për këtë udhëtim të ri dhe akoma më të gëzuar që e ndajmë me ju. Mezi po presim të jemi prindër të të voglit tonë që është duke ardhur”, ka shkruar ajo.