Ramush Haradinaj ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes? Reagon Anita Haradinaj
Ditën e djeshme një media në Kosovë raportoi se ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte dhunuar bashkëshorten e tij, madje ajo kishte përfunduar në Urgjencë. Lajm ky që u shpërnda më pas në disa media.
Sot ka reaguar në lidhje me lajmin vetë Anita Haradinaj, gruaja e ish-kryeministrit, e njohur për punën e saj ndër vite pikërisht në media. Për “Gazeta Express”, Anita thotë se e ka lexuar raportimin e djeshëm për të dhe e jo vetëm që e mohon, por tregon se bashkëshorti i saj nuk ka ushtruar kurrë asnjë lloj dhune ndaj saj.
“Po e kam pa (raportimin). Së pari unë hiç s’jam në Prishtinë, jam në Durrës. Kështu që nuk është e vërtetë hiç, po nuk e di pse janë çu peshë. Edhe bash me ta thënë të vërtetën, prej kur jam martu unë, kurrë n’jetë s’ka ndodhë Ramushi me ushtru ndonjë lloj dhune. E s’po e di ku e kanë gjetë forcën me bë kësi thashetheme banale. Sepse roli i medias, unë jam në media, i kam 21 vjet, nuk është me bë thashetheme”.-tha Anita Haradinaj ndër të tjera.
E pyetur nëse ka kontaktuar median që raportoi “dhunën fizike” dhe nëse do bëjë denoncim, ajo tha:
“Nuk jam marrë me këtë punë hiç, për arsye se nuk m’u ka dukë as e arsyeshme, as interesante, m’u ka dukë kot. S’është hera e parë që bëjnë (shkrime), duhet me mendu… E me ia nisë ashtu, duhet me nejtë nëpër gjykata me gënjeshtrat dhe rrenat, sidomos të “Botës Sot”
/News31