Arjola Shehu rikthehet në emision dhe rrëfen eksperiencën e saj me Covid-19: U infektua dhe familja
Moderatorja e njohur, Arjola Shehu, u infektua me Covid-19 dhe ka qenë e izoluar prej dy javësh. Sot ajo është shfaqur në emisionin e saj në formë të shkëlqyer, pasi mposhti virusin. Ajo rrëfeu eksperiencën e saj, e cila duket se e rëndoi shumë psikologjikisht.
“Kishte siklete shumë të mëdha, sidomos psikologjike sepse dihet që kjo Corona, kaq e diskutuar të rëndon mendon sikur çfarë do të ndodhë tani. Nuk më mbajti shumë, fillova antibiotikët dhe më kaloi temperatura 38 e pak. Antibiotikët më mbajtën vetëm tre ditë dhe pastaj gjendja ime ishte shumë e mirë. Nuk më humbi shija, vetëm nuhatja edhe më erdhi goxha vonë”, tregoi moderatorja.
Ndërkohë ajo shtoi se edhe familjarët e saj u prekën nga koronavirusi, përveç të atit, që dilte jashtë dhe u blinte ilaçet.
“Familja ka kaluar në të gjitha etapat vetëm babi që nuk u infektua dhe fatmirësisht se ai dilte na merrte ilaçet”, tha Shehu.
Moderatorja bëri tamponin para se të kthehej në emision, i cili rezultoi negativ./revistawho.com