“Në nder të mamit tim të shtrenjtë…”- Këngëtarja shqiptare merr vendimin e rëndësishëm tetë muaj pasi nëna e saj humbi betejën me kancerin

Xhesika Polo ka marrë një vendim të rëndësishëm pas humbjes së nënës së saj nga kanceri i gjirit.

Këngëtarja hapi një faqe në nder të mamasë për mbledhjen e fondeve për femrat, të cilat janë me kancer apo që e kanë mposhtur sëmundjen.

Ajo ndau lajmin me ndjekësit në Instagram, rreth 8 muaj pasi nëna e saj Florenca humbi betejën me kancerin e gjirit.

“Tetori është muaji i Kancerit të Gjirit. Ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit! Unë humba mamanë time para 8 muajsh nga kanceri i gjirit. Tani kam një qëllim. Kam krijuar një faqe në nder të Florencës, mamit tim të shtrenjtë. Kjo faqe ka si qëllim të rrisi fonde për të ndihmuar femrat që kanë kancer ose që e kanë kaluar atë. Jam e lumtur që po e ndaj këtë gjë me ju. Fondet shkojnë direkt tek fondacioni! Uroj ta shpërndani sa më shumë dhe të kontribuoni ❤”– shkroi Xhesika Polo.
/Panoramaplus.al