Në shkollë me çantë “Hermes”! Brenda garderobës së vajzës së Kylie Jenner që kap shifra marramendëse
Kylie Jenner nuk kursehet aspak për Stormin, pasi herë pas here i blen dhurata të bukura, por të shtrenjta.
Vogëlushja vishet kokë e këmbë nga stilistë të famshëm, ashtu si Kylie, e cila e pëlqen modën, dhe mundohet që vajza e saj të ketë veshje të njëjta me të, raporton “Mirror”.
Pavarësisht moshës së vogël, koleksioni i lakmueshëm i veshjeve të Stormit përfshin zgjedhje shumë elegante, duke filluar që nga çantat e dorës “Prada” e deri tek atletet “Gucci”.
Së fundmi, ajo u shfaq me një çantë shkolle “Hermes”, e cila kushton 42,500 paund.
Ajo ka një koleksion me çanta dore të stiluara posaçërisht për të me vlerë 25,5 mijë paund.
Stormi gjithashtu mori dhuratë një çantë “Louis Vuitton” , e cila kushton 1,558 paund.
Ndër të tjera, Stormi ka edhe një koleksion me këpucë që në total kushtojnë 17 mijë paund, përfshirë markat “Gucci”, “Nike” dhe “Louis Vuitton”
Sigurisht, nuk kanë se si të mungojnë aksesorët e kushtueshëm, si dhe veshjet e saj që kushtojnë 42.5 mijë paund.