“Reja ka krijuar konfuzion me këtë listë të kombëtares”, Jupi:Ka marrë lojtarë që luajnë në liga të ulëta, po të isha në konferencën për shtyp…

Specialisti i futbollit Redi Jupi kritikoi trajnerin e Shqipërisë Edi Reja për përzgjedhjen e 29 futbollistëve për ndeshjet e muajit tetor në Ligën e Kombeve.

Në studion e “Proçesit Sportiv”, Jupi kritikoi se tekniku veteran italian nuk ka marrë më të mirët për ndeshjet me Kazakistanin dhe Lituaninë dhe se është ende herët për të përgatitur ekipin që do të luftojë për kualifikimet në EURO 2024.

“Ata 4 futbollistë që nuk u grumbullan nga Reja janë të rëndësishëm për historinë e fundit të ekipit kombëtar. Po të pyesëh shumë veta, ata janë gati të pazëvendësuehem. Hysaj është lojtar formacioni te Napoli. S’e kemi luks të ndërrojmë lojtarë. Ai ka politikat e veta për të arritur qëllimin, konsolidimin e skuadrës. Do ta lidhja me listën në përgjithësi.

Nuk më ka pëlqyer ekipet që ka bërë që nga fillimi. Më është dukur pa logjikë, i papërshtatshëm, nuk ka bërë ekip me lojtarët më të mirë. 29 lojtarë për dy ndeshje janë shumë, duhet të përzgjedhë më të mirët. Kur një trajner përzgjedh më të rëndësishmit, më të mirët. Ka çaluar këtu. Nuk ka pasur koherencë në përzgjedhje dhe ndryshimet e lojtarëve. Koha nuk është e shkurtër, pas ndeshjeve të para ekipi duhet të konsolidohet . Mosha mesatare ka shkuar 24 vjeç, është moshë shumë e re. Lojtarët piqen teki ekipi i tyre, jo te kombëtarja. Duhet të marrin më të mirët në qarkullim. Ka lojtarë që luajnë në liga të ulëta. Pse po bëhet kjo? Po të ishja në konferencë për shtyp dp ta pyesja çfarë qëllimi kemi. 2024 është larg. Më shqetëson cilësia, edhe po të jetë 35 vjeç një lojtar merre dhe të luajë.

Ai ka krijuar konfuzion me këtë seleksionim, këtë konfurzion na i përcjell dhe ne. Që kur janë marrë trajnerët. Ne e i dinim listën me De Biazin, por dhe patëm stabilitet dhe rezultate”, deklaroi Jupi.

PANORAMASPORT.AL