Revoltohet Besnik Qaka i “NRG Band”: Situatë skandaloze për ne muzikantët, na ka ikur frymëzimi!

Situata e krijuar nga koronavirusi është një situatë aspak e pëlqyeshme nga të gjithë. Mirëpo, kategoria e këngëtarëve, artistëve, aktorëve etj, së fundmi janë irrituar shumë.

Kjo klimë është e njëjtë si në Shqipëri edhe në Kosovë. Këngëtari Besnik Qaka në një intervistë ekskluzive për “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peç,i pohoi se është një situatë e cila nuk të frymëzon për të sjellë krijime të reja. E për më shumë ngjarje të tilla tha solisti i “NRG Band”, janë keqmenaxhuar nga qeveritë repektive të dy vendeve.

“Njëjtë edhe për ne ka qenë. Është një kohë ku s’mundesh me kriju, me bo sepse kur je në ngjarje sikur ne në Kosovë, po ashtu dhe në Shqipëri, janë ngjarje me problematika, dhe nuk ka një menaxhim të mirë nga qeveritë”.

Moderatori Peçi e pyet se çfarë mendonte për sugjerimin e qeverisë shqiptare, që të përshtateshin profesionalisht për të mbijetuar financiarisht.

“Është skandal për Zotin, është skandal! Që të mos themi që nuk besojmë se ka virus, përderisa krejt bota është në alarm duhet me u mbrojt! Por menaxhimi është skandal dhe nuk ka financim. Nuk di ca me thonë, mandej dalin këto deklaratat , ato tek ju ishin ufff”./www.story.al