Rihanna organizon sfilatën e veçantë me vajzat VIP: “Ishte sfidë e madhe për shkak të pandemisë”
Kur vjen puna tek vëmendja, pak është të thuash që Rihanna ‘mban kurorën’. Këngëtarja di gjithmonë si të tërheqë vëmendje dhe këtë herë, hapi i saj i radhës nuk ka lidhje me muzikën.
Riri është fokusuar tek linja e saj me veshje intime, Savage Fenty X Beauty. Për të prezantuar koleksion e ri, Rihanna nuk është mjaftuar me një sfilatë të thjeshtë; jo! Ajo ka zgjedhur të organizojë një spekktakël të vërtetë, i cili u nbajt mbrëmjen e djeshme në Los Angeles Convention Center. Çfarë dalloi në këtë event? Diva e muzikës pop ishte kujdesur që në pasarelë të parakalonin disa nga emrat më të famshëm të modelingut – njëkohësisht mikeshat më të mira të Rihanna-s. Bella Hadid, Paris Hilton, Cara Delevingne, Irina Shayk, Erika Jayne, Laura Harrier , Alva Claire, Abby Champion dhe Willow Smith u shfaqën më seksi se kurrë me të brendshmet e zeza, ku ndërthurej lëkura dhe transparantja. Shfaqja do të transmetohet ditën e sotme në videon e Amazon Prime.
Vetë Rihanna u ngjit në pasarelë, duke shpalosur gjithë feminitetin e saj. Në një prononcim për ‘People’, Riri u shpreh se gjithçka ishte ndryshe dhe sfiduese këtë vit, pasi ajo ishte siguruar që modelet të mos rrezikoheshin në asnjë moment nga koronavirusi. “Na detyroi të gjejmë mënyra të reja për të prodhuar një shfaqje”, ka theksuar këngëtarja. / News31