Blogerja tregon historinë: I bëra magji burrit në dasmë, më intereson vetëm të më sjellë paratë në shtëpi!

Anxhela Akolli është një nga blogeret shqiptare, e cila ka vendosur të tregojë në ekran një histori personale.

Në një lidhje në skype për emisionin “ ABC e Pasdites” me Ermal Peçi, shkëmbeu bisedë plot humor dhe të qeshura.

Ajo tregoi që është një vajzë korçare e cila kursen shumë e që mbshtet bashkëshortin në punën e tij.

Moderatori Ermal Peçi e ka pyetur nëse ishte xheloze për të e druhej mos gjen ndonjë tjetër.

Anxhela e ka pritur me shumë humor dhe pozitivitet duke iu përgjigjur kështu: “Shpresoj që jo, që nuk e ka gjetur akoma! Mjafton të më sjellë lekët në shtëpi. Burri im ikën të martën dhe kthehet të premten se kështu e ka punën”. Video e saj virale është ajo ku tregon se i bëri magji burrit në dasmë. /www.story.al