“E mbajta të fshehtë për kaq kohë”- Engjëlli i Victoria Secret zbulon se do bëhet nënë me fotot nudo

Supermodelja Elsa Hosk do të bëhet nënë për herë të parë.

Engjëlli i Victoria Secret zbuloi lajmin në një postim në Instagram, ku shkroi se e ka mbajtur shtatzëninë të fshehtë.

Modelja suedeze shoqëroi lajmin e ëmbël me disa foto nudo ku duket qartësisht barku i saj i rrumbullakosur.

“E kam mbajtur sekret këtë ëngjëll në barkun tim për disa kohë 👼🏻 Ndihem më shumë se e emocionuar dhe me fat që do kem një fëmijë, si edhe të filloj kapitullin tjetër të jetës me njeriun e ëndrrave të mia !!!!”– shkroi ajo, krahas imazheve.

Elsa Hosk shtoi se tashmë është në gjysmë të rrugës të shtatzënisë së saj.

31-vjeçarja është në një lidhje me të dashurin e saj Tom Daly që nga viti 2015.

Daly, i cili mban një profil të ulët, bashkë-themeloi markën e syzeve të diellit District Vision.

Çifti kanë qenë miq së bashku që prej të paktën nga viti 2011.

/Panoramaplus.al