Merkel mban fjalimin emocional për gjermanët: Jeta që kishim do kthehet, do festojmë përsëri, por tani rrezikojmë të humbasim gjithçka…
Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri një thirrje emocionale qytetarëve gjermanë të zbatojnë rregullat për të shmangur një izolim të dytë të vendit.
“Ne jemi në një proces ku rrezikojmë të humbasim gjithçka që kemi arritur në muajt e fundit,” ka paralajmëruar Kancelarja Merkel, në një fjalim të mbushur plot me emocione në Bundestag.
Duke iu referuar rritjes së numrit të infeksioneve në javët e fundit, ajo bëri thirrje që gjermanët të mos heqin dorë nga rregullat kundër koronavirusit, pasi gjithçka tha ajo do të rezultonte një humbje kohe deri tani, nëse njerëzit nuk i zbatonin masat.
“Unë jam e sigurt që jeta siç e kishim më parë do të kthehet,” u tha ajo deputetëve.
Gjermania po përballet me një fazë të vështirë, shtoi ajo. Zyrtarët shëndetësorë raportuan 1,798 raste të reja të Mërkurën dhe 17 vdekje të tjera.
“Familjet do të festojnë përsëri; klubet, teatrot dhe fushat e futbollit do të jenë përsëri plot. Dhe çfarë gëzimi do të jetë,” tha ajo.
“Por tani duhet të tregojmë se mund të vazhdojmë të veprojmë me durim dhe ndjeshmëri dhe në atë mënyrë mund të shpëtojmë jetë”./BBC