Këto foto tregojnë raportim e Kim dhe Kanye pas zërave për divorc
Lidhja e Kim Kardashian dhe Kanye West ka qenë nën vëzhgim pas raportimeve se ata mund të divorcohen.
Por disa fotografi të reja të yllit të Keeping Up With The Kardashian, e veshur vetëm me të brendshme treguan se gjërat nuk po marrin tatëpjetën në marrëdhënien e tyre.
Fotot janë realizuar nga vetë reperi, dhe këtë e ka treguar Kim në një postim në Twitter, ku duket se të dy janë të lumtur dhe ndihen mirë në botën e tyre.
Vetëm disa ditë pasi Kim ndau fotot senuale, AnOther Magazine ka zbuluar kopertinën vjeshtë dimër, e cila përmban fotografitë e Kim të realizuara me mjeshtëri nga bashkëshorti.
Ylli i reality show-t e ndan kopertinën me stilisten franceze të modës Michèle Lamy, të dyja të veshura me Skims.
Prej kohësh ata përfliten për një ndarje e madje mediat rozë kanë shkruar se Kim ka bërë gati letrat e divorcit, por pret sa t’i kalojë periudha e vështirë e çrregullimeve mendore të Kanye-s.
Martesa mes çiftit më të famshëm të showbizit nisi të shfaqte lëkundjet e para nga momenti kur Kanye vendosi të bëhej pjesë e fushatës presidenciale dhe disa postimeve shokuese në Twitter. Gjatë fushatës në Karolinën e Jugut, reperi tregoi një histori shumë personale, se si ai dhe Kim donin që para disa vitesh të abortonin vajzën e tyre të madhe, North.