Fjodora Fjora feston ditëlindjen mes shumë urimesh, surpriza e djalit e gjen papritur mes shumë emocionesh
Gazetarja e njohur, Fjodora Fjora ka festuar sot ditëlindjen mes shumë urimesh nga miqtë dhe ndjekësit e saj. Megjithatë në një ditë plot emocione si e sotmja duket se kujtimin më të bukur ia ka dhuruar i biri, Alteo.
I vogli ka përgatitur një surprizë për mamin duke i kënduar këngën e ditëlindjes me tortën në duar. “O zot falma këtë dashuri”, ka shkruar Fjodora krah videos së fundit në llogarinë e saj ku duket se ka marë shumë dashuri.
Kujtojmë se Fjora ka ndarë herë pas here momentet më të ëmbla me djalin e saj, i cili gjen format më origjinale për ta lumturruar mamin dita ditës.
revistawho.com