Rikthehet trendi i famshëm/ Vajzat e showbiz-it guxojnë me flokët me ngjyra
Trendet e flokëve apo veshjeve rikthehen herë pas here në modë dhe vajzat e showbiz-it janë të parat që guxojnë.
Së fundmi janë rikthyer në modë flokët me ngjyra të cilat vitin e kaluar bënin namin. Disa nga vajzat e showbizit kanë vendosur të guxojnë sërish duke i lyer flokët me ngjyra pastel si rozë apo bojëqielli.
Mes tyre është edhe Kida e cila nuk kishte bërë ndryshime kaq drastike me flokët e saj më parë. Këngëtarja së fundmi u shfaq me flokë rozë duke i mahnitur të gjithë me pamjen e re.
Po ashtu edhe Tayna me flokët e saj rozë dukej me shumë stil dhe moderne.
Ndërkohë Dhurata Dora, Kejvina Kthella dhe Rina Balaj kanë zgjedhur ngjyrën bojëqielli për flokët e tyre.
Ndërsa Keisi Medini po bën namin në Instagram me look-un e saj të ri, me flokë lejla të cilat i shkojnë shumë.
revistawho.com