Shkeli rregullat anti-Covid, mbyllet restoranti i famshëm i Nusret
Restoranti i ri në Boston i sheft të famshëm të guzhinës Nusret, i njohur gjërësisht në rrjetet sociale si “SaltBae” është mbyllur vetëm 5 ditë pas inagurimit. Shkak është bërë një video e publikuar prej vetë kuzhinierit në rrjetet sociale, ku duket se klientët e shumtë që kishin ardhur në restorant nuk respektonin asnjë masë ndaj Covid-19. Edhe pse në fakt disa prej tyre mbajnë maska.
Bordi I licensimit të qytetit vendosi të mbyllë restorantin e sapo hapur, për shkak të shkeljeve të rregullave që u gjetën pas dy inspektimeve. Inspektimi i parë sipas mediave në SHBA, ndodhi në 23 shtator dhe gjeti 9 shkelje, duke përfshirë edhe dy frigoriferë që sipas inspektimit nuk ftohnin si duhej, mosrespektim të rregullave në vendin e larjes së duarve dhe mbajtjes së ushqimit dhe temperaturë jo të duhur të paisjes së larjes së enëve.
Mësohet se inspektorët u rikthyen edhe në datën 24 shtator dhe panë se shkeljet e konstatuara në vizitën e parë nuk ishin rregulluar. Po ashtu në raportin te bordit të licensimit ishin vendosur edhe problemet e ceremonisë së hapjes në 18 shtator. Rrjeti i restoraneve që ka degë edhe në Abu Dhabi, Turqi, New York dhe Miami është themeluar nga Nusret Gokce, që u bë viral në platformat sociale për mënyrën si e hedh kripën. Deri tani ai ka hapur rreth 16 restorante në të gjithë botën.
/News31