Shokuese/ Burri divorcohet nga aktorja turke, zbuloi se ajo shkonte me babain e tij prej vitesh
Aktorja e njohur turke, Gokçe Bahad, që u bë e njohur për rolin e saj në serialin “Kur bien gjethet”, në një intervistë të fundit deklaroi se nuk ka fat në dashuri.
9 vite më parë, aktorja ishte e martuar me Ali Sunal, por martesa e tyre nuk zgjati shumë. 7 vite pas martesës, Gokçe u rrëfeu shoqeve të ngushta se ajo nuk ishte e lumtur me partnerin.
“Ne u martuam nga një dashuri e madhe, por vendosëm të ndahemi sepse u larguam”, tha aktorja. Por në fakt, e vërteta doli shumë shpejtë në dritë.
Burime pranë aktores kanë bërë të ditur se Ali e kapi atë në një romancë me babanë e tij, Kemal Sunal, i cili ndërroi jetë disa vite më vonë.
“Kemal ishte i njohur si një playboy i shkëlqyeshëm, dhe madje Gokçe nuk mund t’i rezistonte sharmit të tij. Të dy u futën në një lidhje vetëm disa ditë pasi ai u bë zyrtarisht vjehrri i saj. Kishte një tërheqje fatale mes tyre për një kohë të gjatë, dhe ajo as nuk mund ta ndalonte fakti që Kemal është 30 vjet më i moshuar dhe se ai ishte babai i burrit të saj”, zbuloi një burim i afërt me aktoren.
Ata e mbajtën sekret për vite lidhjen e tyre. Ishte aktori ai që u kthye në shtëpi dy ditë para datës së kthimit, kur gjeti makinën e babait të tij të parkuar në oborrin e shtëpisë së tyre. Më pas, ai i gjeti ata të zhveshur në dhomën e ndenjes.