Ndahet nga jeta shkrimtarja dhe skenaristja e njohur Shpresa Vreto
Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 76-vjeçare. shkrimtarja për fëmijë dhe skenarisjta, Shpresa Vreto.
Vreto është autore e disa librave të njohur për fëmijë, ndërsa ka realizuar skenarët e disa filmave të suksesshëm, artistikë dhe të animuar. Në vitin 1978 ka shkruar skenarin e filmit vizatimor “Mirela” dhe në vitin 1981, së bashku me Xhanfizé Kekon, kanë realizuar skenarin e filmit “Kur xhirohej një film”. Pas 5 vjetësh shkroi skenarin dhe mori pjesë në realizimin e filmit “ Fillim i vështirë”.
Po ashtu ka bashkëpunuar me Petrit Rukën në filmin “Një djalë dhe një vajzë” në vitin 1990. Disa nga librat që Vreto ka shkruar janë: “Shokë Shkolle” dhe “Vit i paharruar”, ndërkohë që pas viteve 90′ ka ideuar “Sirena e vogël” dhe “Bota ime”. Gjithashtu ka drejtuar një bibliotekë për fëmijë, për 12 vjet rresht.