Vogëlushi i Ilva Tares feston 3-vjetorin e lindjes dhe tani e prezanton veten si një djalë i rritur
Vogëlushi i Ilva Tares, Thomas Eduart, feston sot 3-vjetorin e lindjes.
Gazetarja e njohur është treguar gjithmonë mjaft e rezervuar për jetën private, megjithatë në këtë ditë speciale ka zgjedhur të ndajë disa momente me vogëlushin, i cili ka zgjedhur të prezantohet vetë si një djalë i rritur tashmë.
Ilva ka publikuar edhe disa momente të tjera ku motër e vëlla, Melodi e Thomas shfaqen së bashku dhe më pas një video ku vogëlushi përkëdhel në shpinë babi Eduardin, nga i cili ka marrë dhe emrin e dytë.
Me siguri këto janë momente mjaft të vyera pranë fëmijëve, që mbeten gjatë në kujtesën e prindërve.