Meghan Markle dhe Princ Harry gati për një “reality show”, episodet do të transmetohen në Netflix
Meghan Markle dhe Princ Harry, si rrallë herë do të hapin dyert e shtëpisë për ta njohur publikun më nga afër me përditshmërinë e tyre. Çifti kanë firmosur një marrëveshje për realizimin e një “reality show” gjatë tre muajve, seritë e së cilit do të transmetohen në Netflix.
Markle dhe Princ Harry kanë ruajtur gjithmonë privatësinë, por një burim pranë çiftit janë shprehur se ky vendim nuk është marrë pa arsye. Meghan dhe bashkëshorti dëshirojnë të zbulojnë më shumë nga puna që bëjnë lidhur me bamirësitë dhe gjithçka tjetër që vjen në ndihmë të njerëzve. Realizuesit e këtij “reality show” premtojnë se do të jetë shumë larg gjithçkaje që kemi parë deri më tani. “Nuk ka lidhje me formate të ngjashme, do të jetë diçka që nuk e keni parë më herët dhe do të dhurojë shumë kënaqësi”, janë shprehur ata.
Meghan po shpreson që publiku ta pëlqejë dhe mbi të gjitha dëshiron që çdo seri të përcjellë frymën që ajo dhe Harry synojnë për të arritur tek njerëzit. Drejtuesit e Netflix janë shprehur se çifti kanë disa projekte që do t’i realizojnë pas këtij, si një doku-serial për natyrën, film të animuar për fuqinë e femrës etj. Pra, për Meghan dhe Harry-n do të dëgjojmë shumë në muajt në vijim. /News31