Burak Ozçivit publikon foton e parë me të birin
Aktori turk Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij Fahriye Evçen u bënë prindër për herë të parë vitin e kaluar.
Fahriye solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin Karan. Së fundmi Burak ka vendosur të postojë foton e parë me djalin e tyre.
Përmes rrjetit të tij social Instagram, aktori ka publikuar foton ku shfaqet duke e mbajtur Karan në krahë.
Krah postimit ka rënë në sy edhe komenti i Fahriye e cila shkruan: “Paqe”.