“A mund të kthehesh e të qëndrosh pak?”- Morena Taraku i dedikon fjalët prekëse nënës së ndjerë: S’ka jetë pa ty mami
Nëna e Morena Tarakut është ndarë nga jeta shumë vite më parë. Pavarësisht kalimit të viteve, dhimbja në zemrën e këngëtares nuk është shuar.
Ajo e ndjen shumë mungesën e mamasë së ndjerë dhe e kujtoi me mall në një postim në rrjetet sociale.
Morena Taraku i drejtohet nënës së saj, ku i kërkonte të kthehej dhe të qëndronte për pak kohë më të.
Këngëtarja i shkuan se dëshiron që ta përqafojë dhe të mos e lërë më kurrë të shkojë.
Teksa kujton fjalët që nëna i ka thënë “për tu bërë njeri i mirë”, ajo i thotë se “kjo nuk e mbron dot nga të këqijtë”.
“Mami, a mund të kthehesh dhe të qëndrosh pak? Dua të të përqafoj fort dhe mos të të lë më kurrë të shkosh. Gjithmonë më ke thënë të bëhem një njeri i mirë. Por të jesh një njeri i mirë s’të mbron nga njerëzit e këqij mama. Më vjen keq, por s’ka jetë pa ty këtu mami. E jotja, Morena,”- shkroi këngëtarja.
/Panoramaplus.al