Dhuratë në ditën e lindjes, një yll do të mbajë emrin e Greta Koçit
Këngëtarja e njohur, Greta Koçi feston sot ditëlindjen e saj. Në llogarinë e këngëtares kanë mbërritur urime të ndryshme nga fansat dhe miqtë të cilët kanë shkruar fjalët më të dashura për Gretën.
Mes shumë urimesh dhe postimesh në ‘Instagram’ ka dalluar një prej dhuratave që Koçi ka marrë, të cilën e ka zbuluar më anë të një fotoje në ‘Instastory’. Bëhet fjalë për një yll në qiell, që tashmë do të mbajë emrin e këngëtares.
“Kjo dhuratë më gëzoi pafund. Tashmë një yll në qiell mban emrin tim. Faleminderit nga zemra”, ka shkruar Greta krah postimit në llogarinë e saj.
Me siguri këngëtarja do të presë dhe shumë dhurata të tjera ditën e sotme nga më të dashurit e saj, që do të kujdesen të krijojnë kujtimet më të bukura për Gretën në këtë ditëlindje./revistawho.com