“Më duket vetja si nuse e ‘97”- Ajka i bën “make up” Bes Kallakut, kjo video do u shkrijë së qeshuri
Bes Kallaku është një baba shumë i përkushtuar dhe mundohet që të mos ia prishë qejfin vajzës së tij.
Madje e ka lejuar Ajkën që ti bëjë “make-up” në të gjithë fytyrën.
Aktori i humorit ndau me ndjekësit një video komike në Instagram, ku vogëlushja shihet duke i bërë “make-up” babait të saj në të gjithë fytyrën.
“Meqë ra llafi, ku e boni tualetin ju mi gra??? 😂😂😂. Mirmgjes prinder baballarë qe nuk ia prishni fëmijës! Zoti ju ruajt!”– shkroi Bes Kallaku, krahas videos.
Ndërkohë në postimin e tij, nuk kanë munguar komentet e baballarëve që i “qajnë” hallin aktorit.
Midis tyre edhe Olti Kazaferi, i cili shkroi: “Je akoma tek lapsi zi…se flasim kur të kalosh tek xixat dhe ngjyra purple🤣.”
Por duket se Bes Kallaku e ka kaluar edhe këtë eksperiencë pasi tregoi se dy ditë nuk i janë hequr xixat nga trupi.
“Çfarë thua ti me? Po kam 2 ditë s’më janë heq xixat nga trupi, m’duket vetja si nuse e ‘94”– komentoi aktori.
/Panoramaplus.al