Zbardhen përgjimet dhe Prokuroria nis menjëherë hetimet, Luis Suarez në telashe
Vetëm pak ditë më parë, Luis Suarez mori provimin e gjuhës italiane, diçka kjo që ishte e nevojshme për të marrë pasaportë italiane, për të cilën po punon sulmuesi.
Megjithatë “Guarda di Finanza” pas përgjimeve të bëra, ka zbuluar se në provimin e sulmuesi uruguaian ka pasur parregullsi. Thuhet 33-vjeçari i dinte të gjitha pyetjet paraprakisht. Një problem i madh ky, për të cilin sipas “La Repubblica” Prokuroria ka nisur menjëherë hetimet duke mbledhur provat, që do i hapnin telashe të mëdha Suarezit.
Kujtojmë se sulmuesi ishte shumë afër kalimit te Juventusi, me bardhezinjtë që kishin plotësuar numrin e lojtarëve që janë jashtë BE dhe për këtë arsye, Suarezit i duhej pasaportë italiane, duke përfituar edhe nga bashkëshortja e tij e cila është pikërisht nga ky shtet.