Kur njohu Georginën, CR7 frekuentonte yllin spanjoll të reality show

Cristiano Ronaldo mund të jetë larguar nga Liga prej më shumë se dy sezonesh, por në Spanjë numri 7 i Juventus vazhdon të prodhojë lajm, sidomos kur flitet për anën sentimentale. Sipas asaj që është zbuluar gjatë programit televiziv ‘Viva la vida’, portugezi, gjatë kohës kur është njohur me mikeshën aktuale, Georgina Rodriguez, frekuentonte… një yll të reality. Vajza në fjalë është Alyson Eckmann, e famshme në Spanjë se fitoi edicionin e 5 të Big Brother.

E ka shpjeguar këtë raport gazetari portugez Adriano Silva, që ka treguar se ajo lidhje ishte më shumë se miqësi, por që në të njëjtën kohë nuk ishte e rëndësishme. “Ajo që ndodhi është se Alyson nuk e merrte Cristianon shumë seriozisht”. E në fund… e humbi.

Ashtu si ka treguar Georgina për Elle, një ditë Cristiano hyri në dyqanin Gucci ku ajo ishte shitëse e ishte dashuri me shikim të parë. Tani janë bashkë prej 4 vjetësh e kanë edhe një fëmijë, Alana Martina, që i bashkohet fëmijëve të tjerë të CR7: Cristiano Junior, Eva e Mateo. Por kushedi, nëse në atë kohë Alyson Eckmann do ta kishte marrë pak më tepër seriozisht portugezin, ndoshta historia do ishte ndryshe…