Kim Kardashian, dëshiron të ndahet nga Kanye West
Sipas mediave të huaja, Kim Kardashian është e gatshme që të divorcohet nga Kanye West.
Çifti thuhet se është duke kaluar në probleme të shumta muajve të fundit, përfshirë edhe sjelljet e çuditshme të reperit.
Gjithcka nisi ku Kanye tregoi se si kishin dashur të abortonin vajzën e tyre North. Pas kësaj,pati një krisje në marrëdhënien e tyre dhe Kim u munduatë shpëtoj martesën, duke organizuar pushime të ndryshme me familjen.
Një burim për Page Six ka treguar se martesës së tyre i ka ardhur fundi, pasi kupa është mbushur.
“Planit për divorc i ka ardhur koha, ajo ka qenë duke pritur për episodin e tij të fundit”, raporton Page Six.
Kanye thuhet se është duke vuajtur nga çrregullimi bipolar, pasi edhe në një postim të fundit në rrjetin social Twitter ka ‘shokuar’ fansat.
Ai i shkruante vajzës së tij, teksa e njoftonte se është duke shkuar në luftë dhe mund të vritet, postim ky të cilin më pas e ka fshirë.