E telefonojnë për t’i thënë se është pozitive ndaj Covid-19, revoltohet Ema Andrea: Bravo prindërit që kanë rritur një kafshë…
Të gjithëve na ka ndodhur që të marrim telefonata anonime, të cilat janë jo vetëm të bezdisshme, por edhe shqetësuese ndonjëherë.
Së fundmi, kjo i ka ndodhur edhe aktores së njohur, Ema Andrea, e cila ka marrë një telefonatë anonime nga një vajzë që u prezantua si punonjëse e spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Duke u nisur nga pandemia e Covid-19, vajza ka menduar t’i bëjë Emës një lojë, duke i thënë se ka rezultuar pozitive ndaj virusit.
Ndërkohë, aktorja ka reaguar publikisht dhe ashpër ndaj vajzës në fjalë, pasi me tema të tilla nuk mund të bëhet shaka.
“Sapo mora një telefon nga një numër privat, në të cilin një soj bibe në dialekt, më thoshte që kam dalë pozitive me koronavirus se paskam qenë në një shfaqje!
Vogëlushja u prezantua si personi që paguhet për këtë punë dhe punon në spitalin “Shefqet Ndroqi”, duke lëshuar shprehjen ndoshta më të mençur në jetën e saj ‘bën mirë të jesh në shtëpi se po të sjellim ambulancën’.
Oj ti goc që paske numrin tim dhe e bone shoqninë me qesh,a ta kap truri që prej këtij humori dikush mund të shqetësohet? Po sikur të isha sëmurë vërtet? A e kap lënda jote gri që shumë mjekë në atë spital po rrezikojnë jetën? A e kap droga jote që shumë njerëz kanë humbur familjarët e tyre? A ta pret mendja që mund të ta ketë mbush mami që unë ta kam ngenë?
Dhe e fundit…Vërtet mendon se me numër privat nuk gjehesh? Që unë nuk të gjej?! Bravo mamit e babit tënd që kanë rritur një kafshë pa ndërgjegje e sigurisht injorante në çdo fushë! Uroj mos t’i ndodhë dikujt tjetër ky takim i dhunshëm telefonik”, janë fjalët që aktorja ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook.