Sa kohë i duhet një çifti që të fillojë të bëjë gjëra të ndryshme para njëri-tjetrit?
Nëse jeni në një lidhje mund të keni menduar shpesh për të bërë gjëra, të cilat nuk jeni mësuar t’i bëni përballë njëri-tjetrit. Por, gjithmonë ka një herë të parë!
Megjithatë, ndonjëherë mund të jetë e ndërlikuar dhe madje e vështirë, sidomos nëse sapo jeni njohur dhe nuk jeni mësuar të flisni hapur për marrëdhënien.
Sipas “Bright Side”, të përpiqesh për të kuptuar se çfarë po mendon personi tjetër në një moment të caktuar, është një detyrë shumë e vështirë. Këtu do të zbuloni se sa kohë u duhen burrave dhe grave për të bërë gjëra të ndryshme në sy të njëri-tjetrit.
Sa kohë mendoni se është e përshtatshme në një marrëdhënie që të…
Takoni miqtë e partnerit tuaj: 4 muaj.
Filloni të ndani ushqimin: 4 muaj.
Shkoni pa make up për të takuar partnerin: 5 muaj.
Lini një furçë dhëmbësh në shtëpinë e partnerit: 6 muaj.
Kërkoni të ndani llogaritë në rrjete sociale: 9 muaj.
Ndaloni depilimin: 12 muaj.
Ndaloni së veshuri në mënyrë të tillë që t’i bëni përshtypje partnerit:12 muaj.
Të kontrolloni telefonin e partnerit: 12 muaj.
Kërkoni çelësin e shtëpisë së tij: 12 muaj.
Të shtoni peshë: 15 muaj.
Siç rezulton, grave u duhet më shumë kohë për të kaluar në një tjetër nivel në një marrëdhënie.
Të dyja gjinitë kanë nevojë për rreth 6 muaj njohje me njëri-tjetrin, para se të takojnë familjet dhe 9 muaj para se të shkojnë me pushime se bashku.
Pastaj, vajzat fillojnë të marrin hapa edhe më ngadalë! Ato kanë nevojë për 17 muaj për të nisur bashkëjetesën me partnerin (ndërsa burrat kanë nevojë për 15 muaj), 22 muaj për t’u fejuar (burrat 19 muaj) dhe 2 vjet e 9 muaj për t’u martuar (ndërsa burrat 2 vjet e 5 muaj).