Sharon Stone: Është e rëndësishme mënyra sesi dukesh
Në një intervistë të fundit me Telegraph,aktorja Sharon Stone foli rreth paraqitjes së jashtme duke treguar se njeriu fillon e kupton sa rëndësi ka mënyra si dukesh, derisa fillon dhe nuk dukesh si më parë.
Aktorja rrëfeu se për të shprehja “pamja jashtme nuk ka rëndësi” , është “një gënjeshtër e madhe dhe idiote”.
Gjatë intervistës, Sharon theksoi se është rehat me veten dhe nuk lejon askënd që t’i thotë diçka për trupin dhe fytyrën.
“Të gjithë trupat e grave kanë celulit, por ne kemi parë kaq shumë foto këmbësh me geta, ku modelet ishin në të vërtetë djem të rinj, si edhe shfaqje mode me vajza 14-vjeçare”.
Më pas, aktorja shtoi “Nuk do të qëndroni vajzë e bukur përgjithnjë dhe me të vërtetë duhet të fillojmë të merremi me faktin se është më mirë të jesh një grua e rritur dhe inteligjente. Nëse partneri juaj nuk e kupton këtë, atëherë ai nuk është i rritur mjaftueshëm ndaj s’keni pse të qëndroni më bashkë.”