“Mami e mbajti 9 muaj në bark ndërsa unë më në fund …”- Sidrit Bejleri nis rrugëtimin me vogëlushen në krah, ndan fotot e ëmbla

Vajza e vogël e Sidrit Bejlerit erdhi në jetë në qershor të vitit të kaluar dhe baba e bijë kanë shumë eksperienca për të kaluar së bashku.

Një prej tyre, këngëtari i njohur e ndau me ndjekësit në një postim në Instagram.

Sidrit Bejleri pozoi me Ejnan teksa e mban në krah në rrugëtimin e tyre drejt Ujëvarës së Grunasit në Teth.

Ai u shpreh se bashkëshortja e mbajti për 9 muaj në bark dhe tani është radha e tij që të kujdeset për vogëlushen.

“Mami e ka mbajtur 9 muaj në bark. Më në fund e mbajta edhe unë… ca orë rrugës për tek Ujvara e Grunasit në Theth. 😉”– shkroi këngëtari.

Sidrit Bejleri është babai edhe i dy fëmijëve të tjerë, djalit Amad dhe vajzës, Emel.

/Panoramaplus.al