PAPARAZZI/ Ilda Bejleri jashtë ekranit, si duket në një ditë të zakonshme

Është fakt tashmë që moderatorja e programeve të sportit, Ilda Bejleri, është shkëputur nga ekrani ndërkohë që po i dedikohet biznesit të saj 1-vjeçar.

E ftuar në “Edicioni Veror 2020”, ajo foli rreth largimit të papritur, duke sqaruar se ka preferuar të tërhiqet nga ekrani duke shijuar tashmë momentet me familjen dhe miqtë e saj.

Pyetjes se a do të rikthehet, ajo iu përgjigj se gjithçka do të jetë një surprizë e bukur.

Ndërkohë që persona afër moderatores tregojnë se, në fakt Ilda ka vendosur të shkëputet nga ekrani pasi testoi prej 12 muajsh biznesin, një qendër estetike mjaft luksoze në qendër të Tiranës. Para pak ditësh festoi një vit eksperiencë si bizneswomen, momente që i ndau edhe me ndjekësit në “Instagram”.

Por cila është rutina e gazetares së njohur tashmë larg kamerave? Paparazzi i revistës “Story” e ka fotografuar Ildën në një ditë të zakonshme. Nëse jeni kureshtarë ta shihni se si duket në përditshmërinë e saj, pa look-un e grimin televiziv, ja ku keni këto foto ekskluzive! Përsa i përket largimit nga “Procesi Sportiv”, Ilda u shpreh se ishte mësuar të prezantonte e vetme dhe ndihej e lodhur nga klishetë, ndërkohë që ka treguar se sigurisht që ka pasur oferta.

www.story.al